Mbledhja e Keshillit Bashkiak Tirane

Mbledhja e Keshillit Bashkiak Tirane

Date 20.07.2023

 

Foto albumi i mbledhjes  së Këshillit Bashkiak të Tiranës, e cila u zhvillua ditën e enjte, datë 20 korrik 2023, ora 16:00, në sallën e Këshillit Bashkiak.

Në mbledhje u hodhën për votim pas diskutimeve paraprake në komisionet përkatëse projektvendimet e mëposhtme: :

  1. Projektvendim“Për dhënien e mandatit të anëtarit të Këshillit Bashkiak, zj.Kamela Banushi”.
  2. Projektvendim“Për miratimin e projekt dokumentit të parë të Programit Buxhetor Afatmesëm 2024- 2026”.
  3. Projektvendim“Për miratimin e tavaneve përfundimtare të Programit Buxhetor Afatmesëm për periudhën 2024-2026”.
  4. Projektvendim“Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr.126, datë 23.12.2022, të Këshillit Bashkiak “Për miratimin e Programit Buxhetor Afatmesëm 2023-2025 dhe detajimin e buxhetit të Bashkisë së Tiranës për vitin 2023, të ndryshuar””.
  5. Projektvendim“Për një ndryshim në vendimin nr.49, date 03.05.2023, të Këshillit Bashkiak “Për miratimin e nivelit të pagave të punonjësve të Njësive Administrative dhe Lagjeve të Bashkisë Tiranë””.
  6. Projektvendim“Për miratimin e nivelit të pagave të punonjësve të Bashkisë së Tiranës”.
  7. Projektvendim“Për trajtimin me subvencionin e qirasë të disa familjeve në nevojë, që nuk mund të përballojnë qiranë e tregut të lirë”
  8. Projektvendim“Për dhënien e ndihmës financiare për 29 (njëzet e nëntë) familje që kanë pësuar dëme ndërtimore dhe në orendi/pajisje elektroshtëpiake si pasojë e zjarrit, tërmetit dhe përmbytjeve”.
  9. Projektvendim“Për emërtimin e institucionit arsimor bazë, me vendndodhje në fshatin Mangull, njësia administrative Petrelë, Tiranë, “Feti Fanaj””.

Më shumë informacion mund të gjeni në faqen zyrtare të Bashkia Tiranë: https://www.tirana.al/