Ndërgjegjësim #ShëndetiMendor!

Ndërgjegjësim #ShëndetiMendor!

Muaji Maj është muaji i Ndërgjegjësimit për Shëndetin Mendor!

Qëllimi kryesor është të nxisë një kulturë të kujdesit dhe ndihmës për njerëzit që vuajnë nga shqetësime të shëndetit mendor dhe emocional. Duke ndërgjegjësuar më shumë rreth kësaj çështjeje, ne mund të ndihmojmë në reduktimin e stigmatizimit dhe diskriminimit që ndodhin ndaj personave që e vuajnë nga këto shqetësime.

Patëm kënaqësinë  më datë 4 Maj, në orën 18:00 tel Biblioteka ‘Musine Kokalari’ të zhvillonim një takim në kuadër të Muajit të Ndërgjegjësimit për Shëndetin Mendor.Gjatë takimit së bashku me Dr. Laura Loli-Dano, na foli për çeshtjet më të rëndësishme në lidhje me shëndetin mendor, vecanerisht per Përparësitë e Modelit të Qendrave Shendetësore Komunitare (Community Health Centres) dhe Rëndësinë e patjetërsueshme e WHO Quality Rights.

Shëndeti mendor dhe emocional janë të pandarë nga shëndeti fizik i çdo individi. Promovimi i shëndetit në tërësi është mënyra më e mirë për rritjen e cilësisë së jetës në çdo shoqëri.

 

Truri me lidhjet e neuroneve komandon krejt sjelljen njerëzore dhe atë somatike

Mirëqenia e trurit, shëndetit mendor, emocional dhe shëndetit fizik kërkojnë përkujdesje

Faktorë tipik mbrojtës:

 

Gjumë cilësor

Ushqim cilësor

Aktivitet fizik

Menaxhim stresi

Marrëdhenie intime dhe sociale cilësore

Okupacion i dëshirueshëm

 

SOCIAL DETERMINANTS OF HEALTH

WHO QUALITYRIGHTS