Dita Ndërkombëtare e Vajzave në TIK

Dita Ndërkombëtare e Vajzave në TIK

Për të gjithë ata që janë 12-18 vjeç kjo është një nga hapësirat më të bukura në qytet që duhet të frekuentoni patjetër!

Zhvillimi i Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK) është një nga fushat më të rëndësishme të zhvillimit të vendit tonë. Në këtë fushë, vendi ynë ka bërë hapa të mëdha në vitet e fundit, por gjithsesi ka shumë për të bërë në këtë drejtim. Një aspekt shumë i rëndësishëm në këtë fushë është pjesëmarrja e vajzave dhe grave.

Vajzat dhe gratë kanë potencial të madh në fushën e TIK-ut dhe duhet inkurajuar dhe përkrahur pjesëmarrja e tyre. Shumë shkencëtarë dhe specialistë kanë konfirmuar se, nëse vajzat dhe gratë përfshihen në këtë fushë, atëherë do të ketë një zhvillim më të shpejtë dhe të ndjeshëm në të gjitha aspektet e shoqërisë.

Për më tepër, nëse ka më shumë vajza dhe gra që studjojnë dhe punojnë në këtë fushë, atëherë do të ketë më shumë mundësi që të zhvillohen produkte dhe shërbime më të përshtatshme dhe më inovative për të gjithë. Një shembull suksesi i ditëve tona është Mira, vajza shqiptare pjesë e grupit të punës që po sjellin një nga mënyrë të re të të përdorurit të teknologjisë nëpërmjet chatgpt.

Në këtë kohë, Tirana po bëhet një qendër e rëndësishme teknologjike në Ballkan. Një ndër ndërtesat më të njohura në qytet është Piramida e Tiranës, e cila është planifikuar të zhvillohet si qendra më e madhe teknologjike në Ballkan duke mbartur në vetvete laboratore, hapësira teknologjike, startupe dhe një nga qendrat e kurseve të teknologjisë më moderne dhe më të mëdha nën logon e TUMO.

Kjo qendër do të ketë ndikim të madh në fushën e TIK-ut në vendin tonë dhe do të ofrojë mundësi të reja pune dhe zhvillimi për të gjithë. Do të ketë një kapacitet 4 herë më të madh se ai aktual me mundësinë për të aftësuar 4000 nxënës.

Në këtë qendër, gjithashtu, do të ketë mundësi të mira për vajzat dhe gratë për të punuar dhe zhvilluar karrierat e tyre në fushën e TIK-ut.
Piramida e Tiranës është një projekt shumë i rëndësishëm për vendin tonë dhe do i vij në ndihmë të gjithë komunitetit pa dallime pas është dhe do vazhdoj të jetë pa pagesë.

Mund të regjistoheni në çdo kohë për t’u bërë një nxënës i TUMO: https://tirana.tumo.al/join-us/

Gjithashtu për më shumë informacion në aktivitetet që mund të merrni pjesë ose të bashkëpunoni në fushën e teknologjisë dhe startup-eve vizitoni: https://digitaltirana.al/

Digital Tirana është një platformë online e Bashkisë Tiranë. Kjo platformë e krijuar në 2021, sjell së bashku një sërë elementësh të sektorëve privatë dhe publikë për të mbështetur startup, sipërmarrës, aktorë të ekosistemit si dhe për të dhënë një informacion gjithëpërfshirës për nomadët digjitalë.