Në Kujtim të Dorit!

Në Kujtim të Dorit!

Dorina Kuka ishte një aktiviste. Ajo ishte një nënë e përkushtuar dhe jam e lumtur që kemi nënën, motrën dhe shoqet e saj këtu sot me ne. As nuk e shkoj dot nëpër mend se sa shumë ju mungon Dorina. U bë një vit që nuk është më mes nesh dhe unë personalisht ia kam ndjerë mungesën. Çdo javë do kishte ndonjë ide të re, dhe ajo kishte këtë vetinë që të përfshinte në idetë e veta. 

Është dita e parë e shkollës, shpejt të organizohemi të gjejmë ca lek t’ju blenim fëmijëve në nevojë çanta të reja. Ishte 8 marsi, hajde të shkojmë tek burgu i grave, shikojmë çfarë kanë nevojë ato, të flasim me drejtoreshën t’iu çojmë një furrë bukë që të mund të gatuajnë vet. Për mos të folur për përkushtimin e jashtëzakonshëm që kishte për punën si drejtoreshë e shkollës, njihte të gjithë prindërit e fëmijëve, kujdesej të ndihmonte këdo që, i kërkonte ndihmë.

Dorina ishte aktiviste në parti, në komunitet dhe në shoqëri. Ajo nuk mungonte në asnjë mbledhje të këshillit bashkiak, nuk mungonte asnjë ditë në punën e saj si drejtoreshë e shkollës e madje vitet e fundit jepte mësim edhe në fakultet, megjithëse ankohej që pagesat ishin kudo shumë të ulëta dhe të pamjaftueshme, asnjë herë nuk e humbi iniciativën dhe dëshirën e mirë për t’i ndihmuar të tjerët. Një gjë e ngjashme ndodhi edhe kur ajo vet u diagnostikua me kancer. 

Insistonte pa fund që të shkonim bashkë të vizitoheshim, që të mund të bënim një foto për rrjetet sociale për muajin e sensibilizimit të kancerit të gjirit. Dhe ishte shoqja jonë e Këshillit Doktoresh Genta që na siguroi vizitën atë ditë. Dhe përpara se të bënim vizitën e bëmë në fakt një foto me mjekun dhe e postuam në rrjetet sociale.

Aq shokuese ishte ideja që mund të kishte diçka që nuk shkonte në atë skaner, sa ne as nuk e kuptuam, ju desh mjekut ti tërhiqte vëmendjen Gentes për të na përqendruar që është nevoja për vizita të tjera për Dorinen. Dhe aty Dori tha diçka që e mendoj shumë shpesh, i tha mjekut….. e di që ka gati një vit e gjysmë që sikur e ndiej diçka me dorë por mendova… hë se do kaloj. 

Nentor 2023 - Kinema Agimi Tirane

Dori ishte shumë e dashur dhe besoj do ishte e lumtur sikur ne që jemi të mbledhur këtu të ndihmonim qoftë edhe një njeri të vetëm të shkonte dhe të vizitohej në kohë. Të mos kemi frikë nga spitalet apo nga mjekët. Shyqyr që janë spitalet, ilaçet dhe mjekët që të na bëjnë të mundur të jetojmë më gjatë prapë njerëzve të dashur.

Për këtë dua të falënderoj shumë mjekët që na janë bashkuar sot,

Faleminderit shumë për punën dhe përkushtimin tuaj. Shpresoj që sa më shumë studentë të ndjekin shembullin tuaj dhe të shpëtojnë jetët e sa më shumë grave dhe vajzave, që luftojnë çdo ditë betejën e tyre kundër kancerit.

Ne shqiptarët lëvizim nga vendi kur përmendet fjala kancer, aq e padurueshme është frika që ndiejmë nga kjo fjalë sa kemi nevojë të lëvizim nga vendi për t’a shkundur nga vetja që kjo e keqe të mos na afrohet.

Por kjo nuk mjafton. Duhet lëvizur nga vendi dhe duhet shkuar në spital, dhe sado që mund të jetë një përvojë e sikletshme, është shumë më e lehtë nëse shkon me një shoqë, të paktën kur vizitohesh për herë të parë,

kështu në mbyllje do ju ftoj që sot deri në fund të ditës të ftoni një shoqen tuaj dhe t’a shoqëroni të vizitohet. Nëse është plotësisht e shëndetshme, sepse fjala nuk sjell gjë, dhe nëse e përmendim nuk jemi duke e ndjellur, ashtu siç thonë plakat.

Sot për kancerin ekzistojnë ilaçe, spitale dhe mjekë të përkushtuar, dhe të gjithë së bashku mund të ndihmojmë që çdo ditë e me shumë gra dhe vajza të jetojnë mes nesh pak më gjatë.

Fotoalbumi

We believe that we can change the future of breast cancer and make sure that, by 2050, everyone diagnosed with the disease lives – and is supported to live well. But we need to act now.

'Historia ime'

Lufta ime me sëmundjen! - Endrisa Haxhiu

“Lufta ime me sëmundjen” – Endrisa Haxhiu
Historia e një vajzë e fortë që na preku të gjithëve me rrëfimin e saj por gjithashtu na mbushi me shpresë 🤍
Na mbushi me shpresë, që vendi jonë një ditë do jetë më i bukur, aq i bukur sa dhe njerëzit të cilët jetojnë në të.
Shikojeni deri në fund dhe shpërndarjeni me këdo, që është duke luftuar në heshtje apo ka të afërm që kanë nevojë për energji pozitive dhe shtysë për t’ia dalë mbanë.

Një histori suksesi

Frymëzim për brezat e rinj të mjekësisë shqiptare

Dr. Silvana Celiku

Gjatë takimit mjekët prezent diskutuan për shëndetin tonë, veçanërisht për faktin, që nuk duhet të vizitohemi vetëm në muajin Tetor.
Doktoresha Silvana Çeliku ndau një mesazh të rëndësishëm: të bëhemi proaktivë për shëndetin tonë. Ajo theksoi rëndësinë e kontrollit mjekësor, sidomos për gratë. Duke cituar Endrisën, një vajzë e guximshme, Çeliku inkurajoi të gjithë gratë të kryejnë vizita rregullisht.
Duke shprehur ngushëllime për humbjen e Dorit, ajo si mjeke gjinekologe vet nxiti të gjithë gratë të bëjnë PAP testin për të parandaluar kancerin e qafës së mitrës. “Sot nuk duhet që asnjë grua të vdesi nga kjo sëmundje, sepse është e vetmja sëmundje, e cila mjafton, që të bëhet një PAP test dhe do të shpëtojë një jetë.” – tha ajo.
Doktoresha përcolli një mesazh inkurajues edhe për të rinjtë dhe theksoi nevojën për patriotizëm dhe shërbim ndaj Shqipërisë. Në fund, Çeliku inkurajoi bashkëpunimin dhe mbështetjen ndërmjet nesh, si një komunitet që përkujdeset për njëri-tjetrin.
Faleminderit për fjalët inkurajuese, Doktoreshë Çeliku!

Dr. Helidon Nina

Mjeku Onkolog Prof.Ass.Helidon Nina na bëri një kërkesë në takimin e organizuar në kujtim të koleges sonë të dashur në Këshillin Bashkiak, e cila fatkeqësisht ndërroi jetë vitin e kaluar pas një lufte 3 vjeçare me kancerin e gjirit.
Doktor Helidoni insiston që: “Nuk duhet të kemi frikë nga kanceri i gjirit! Mund ta kurojmë atë!”
E për t’ia bër më të lehtë punën duke ndihmuar në shëndetin fizik dhe emocional të mbi 700 grave dhe vajzave që diagnostikohen çdo vit nga kanceri i gjirit e paraqitëm sot në Komisionim e Financave dhe Buxhetimit kërkesën e doktor Helidonit.
Falënderojmë anëtarët e këtij komisioni për miratimin e kërkesës sonë, e cila i mundëson pajisjen me paruke pa pagesë grave, të cilat marrin trajtim me kimioterapi në spitalin onkologjik.
@jolezaa

Shumë mesazhe me rëndësi morëm me vete nga Tetori Rozë, muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit në të gjithë botën. Një prej tyre e prezantuam sot në komisionet e Këshillit Bashkiak për t’u diskutuar në mbledhjen e ditës së nesërme. Në videon bashkangjitur do të shihni, Ajsi Xhaxhaj, Indrit Seferi, zonjën Valbona Çullhaj, aktivisten e cila prezantoi ekspozitën e saj të pikturës Elga Mitre, mjekët Dr. Helidon Nina, Dr. Fatjona Kraja dhe Dr. Silvana Celiku si dhe vajzën e fortë Endrisa Haxhiu🌹 Mjeku Onkolog Prof.Ass.Helidon Nina na bëri një kërkesë në këtë takim të organizuar në kujtim të koleges sonë të dashur në Këshillin Bashkiak, Dorina Kuka, e cila fatkeqësisht ndërroi jetë vitin e kaluar pas një lufte 3 vjeçare me kancerin e gjirit. Doktor Helidoni insiston që: “Nuk duhet të kemi frikë nga kanceri i gjirit! Mund ta kurojmë atë!” E për t’ia bër më të lehtë punën duke ndihmuar në shëndetin fizik dhe emocional të mbi 700 grave dhe vajzave që diagnostikohen çdo vit nga kanceri i gjirit e paraqitëm sot në Komisionim e Financave dhe Buxhetit kërkesën e doktor Helidonit. Falenderojmë anëtarët e këtij komisioneve për miratimin e kërkesës sonë, e cila i mundëson pajisjen me paruke pa pagesë grave, të cilat marrin trajtim me kimioterapi në spitalin onkologjik. @blerinadoracaj @NanajAlbina @xhildakito @adelinaGreca @grejsi_bixhi @sonilaqato @LinadiMaura @kamelabanushi @xhenihatillari @vjollcabraho

♬ original sound - Joleza

Shumë mesazhe me rëndësi morëm me vete nga Tetori Rozë, muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit në të gjithë botën. Një prej tyre e prezantuam sot në komisionet e Këshillit Bashkiak për t’u diskutuar në mbledhjen e ditës së nesërme. Në videon bashkangjitur do të shihni, Ajsi Xhaxhaj, Indrit Seferi, zonjën Valbona Çullhaj, aktivisten e cila prezantoi ekspozitën e saj të pikturës Elga Mitre, mjekët Dr. Helidon Nina, Dr. Fatjona Kraja dhe Dr. Silvana Celiku si dhe vajzën e fortë Endrisa Haxhiu🌹 Mjeku Onkolog Prof.Ass.Helidon Nina na bëri një kërkesë në këtë takim të organizuar në kujtim të koleges sonë të dashur në Këshillin Bashkiak, Dorina Kuka, e cila fatkeqësisht ndërroi jetë vitin e kaluar pas një lufte 3 vjeçare me kancerin e gjirit. Doktor Helidoni insiston që: “Nuk duhet të kemi frikë nga kanceri i gjirit! Mund ta kurojmë atë!” E për t’ia bër më të lehtë punën duke ndihmuar në shëndetin fizik dhe emocional të mbi 700 grave dhe vajzave që diagnostikohen çdo vit nga kanceri i gjirit e paraqitëm sot në Komisionim e Financave dhe Buxhetit kërkesën e doktor Helidonit. Falenderojmë anëtarët e këtij komisioneve për miratimin e kërkesës sonë, e cila i mundëson pajisjen me paruke pa pagesë grave, të cilat marrin trajtim me kimioterapi në spitalin onkologjik. @blerinadoracaj

@adelinaGreca

@xhenihatillari

@vjollcabraho

Mbledhja e Këshillit Bashkiak Tiranë
15 Nëntor 2023, ora 16:00

Në zbatim të ligjit 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore” dhe të Rregullores së Organizimit dhe Funksionimit të Këshillit Bashkiak, neni 43, pika 3 paraqitem kerkesen:

Subjekt: Kërkesë për Përkrahje Financiare për Gratë dhe Vajzat e Diagnostikuara me Kancer të Gjirit në Qytetin e Tiranës

E cila u miratua unanimisht!

Tags :